Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan: Nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina…

Është mbledhur ditën e sotme Bordi i Transparencës ku është vendosur çmimin tavan të tregtimit të karburantit në Shqipëri, në kushtet kur nafta është shitur mes një çmimi të fiksuar prej 8 ditësh, nga 214-217 lekë për litër.
Sipas njoftimit zyrtar, në tregjet ndërkombëtare është shënuar një rënie e çmimit të benzinës me 3.35 dollarë për ton dhe e gazoilit me 7.1 dollarë për ton krahasuar me datën 25 mars.
Si rrjedhojë, Bordi ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregun vendas:
Çmimi me pakicë i gazoilit (standardi SSH EN 590) nuk duhet të kalojë 203 lekë për litër, ndërsa me shumicë 191 lekë për litër.
Çmimi me pakicë i benzinës nuk duhet të kalojë 175 lekë për litër, ndërsa me shumicë 163 lekë për litër.
Vendimi do të hyjë në fuqi sot, më 26 mars, në orën 18:30 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Njoftimi:
Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -3.35 $/ton dhe Gazoili është ulur me -7.1 $/ton nga data 25.03.2026
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platz të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.
Ministria e Ekonomisë dhe Inoacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Situata që po kalojmë nuk është e zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.