Botërori 2026 – Turqia fiton ndaj Rumanisë dhe do të luajë për kualifikim ndaj Sllovakisë ose Kosovës

STAMBOLL, 26 mars /ATSH-AFP/ – Turqia mposhti Rumaninë 1-0 në gjysmëfinalen e playoff-eve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 për Zonën Evropiane dhe do të luajë për një vend në Kupën e Botës të martën (19:45 GMT) ndaj Sllovakisë ose Kosovës.
Në stadiumin vendas të Beshiktashit, turqit arritën të ruanin epërsinë falë një goli nga mbrojtësi i krahut Ferdi Kadioglu (minuta e 53-të), i asistuar në mënyrë perfekte nga mesfushori i Real Madridit, Arda Guler.
Ekipi turk do të udhëtojë për t’u përballur ose me Sllovakinë ose me Kosovën, të cilat luajnë sonte në orën 19:45 (GMT), në finalen e kualifikuese evropiane.
Fituesi do të sigurojë vendin e tij në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë (11 qershor – 19 korrik).
Turqia nuk ka marrë pjesë në Kupën e Botës që nga edicioni i vitit 2002, ku fitoi medaljen e bronztë./ a.jor.