E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Mbi 1700 prindër në vështirësi nga vonesa e hapjes së shkollës “Edith Durham”

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe zhvilloi sot një interpelancë me ministren e Arsimit, ku theksoi shqetësimet e prindërve lidhur me përfundimin dhe hapjen e shkollës “Edith Durham” në njësinë administrative 5 në Tiranë.

Braçe u shpreh se ndërtimi i kësaj shkolle është një nga investimet më të rëndësishme publike në kryeqytet.

Deputeti theksoi se ndërtimi i shkollës ka përfunduar në tetor të vitit të kaluar, por hapja zyrtare ka ngecur. Ai i kërkoi ministrisë një afat të qartë për fillimin e mësimit në turnin e paradites, që të lehtësohet organizimi i prindërve të këtyre fëmijëve.

“Bashkia që ka përgjegjësi konkrete të kontratës në raport me atë shkollë. Janë 1700 prindër në vështirësi. Për fat të keq, vetëm këto dy ditët e fundit ka filluar kompletimi i shkollës me bazë në dokumentacionin material. Kur do të hapet shkolla “11 Janari” (“Edith Durham”), me qëllim që fëmijët të zhvillojnë mësim paradite dhe prindërit të rregullojnë agjendën e tyre?”, tha Braçe. /j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›