E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Bread & Heart”, Rama: Për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale në Tiranë

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “Bread & Heart” u çel ditën e djeshme në Tiranë, një aktivitet që bën bashkë 600 arkitektë, urbanistë, zhvillues dhe profesionistë të njohur nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika Latine.

Ky festival shërben si një platformë për shkëmbimin e eksperiencave, diskutimin e sfidave të zhvillimit urban dhe social, si dhe për formulimin e ideve dhe politikave në mbështetje të transformimit të mëtejshëm të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi rolin e arkitekturës si një instrument që shkon përtej ndërtimit të objekteve fizike, duke ndikuar mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe bashkëjetojnë dhe duke vënë në dukje rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës.

Kryeministri Rama ndau sot pamje nga ky aktivitet, duke e cilësuar si një “videokartolinë krenarie të Festivalit Ndërkombëtar Bread & Heart, që ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale, dhe dje mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas”.

Festivali “Bread & Heart” mbledh në Tiranë arkitektë, urbanistë dhe zhvillues nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi sfidat e zhvillimit urban, arkitekturës moderne dhe transformimit të qyteteve.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›