Bregdeti i Adriatikut mirëpret “La Nave della Salute”, shërbime shëndetësore pranë qytetarëve gjatë sezonit turistik

Bregdeti i Adriatikut ka hapur dyert për një nismë të re shëndetësore, “La Nave della Salute”, e cila vjen si iniciativë e One Health Foundation për të sjellë më pranë qytetarëve shërbime të parandalimit dhe kujdesit shëndetësor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke e cilësuar si një vlerë të shtuar për shëndetin publik.
Sipas saj, kjo nismë hap rrugën për mbështetje konkrete në rritjen e kapaciteteve mjekësore, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur fluksi i vizitorëve në bregdet rritet ndjeshëm.
“La Nave della Salute” synon të ofrojë kontrolle mjekësore, këshillime për parandalimin e sëmundjeve dhe ndërgjegjësim mbi kujdesin shëndetësor, duke e bërë shërbimin më të aksesueshëm për komunitetet bregdetare.
/rtsh.al/