E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu i Bunës në Shkodër, alternativë e re për pushime verore

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Bregu i Bunës në zonën e Dajçit, në Shkodër, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të frekuentuar nga pushues vendas dhe të huaj, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo zonë, ku ujërat e lumit Buna dhe gjelbërimi i dendur krijojnë një peizazh natyror të veçantë dhe tërheqës për vizitorët.

Zona e Shkodër ofron një mjedis të qetë dhe çlodhës, larg zhurmës urbane dhe temperaturave të larta, duke u shndërruar në një alternativë të re për pushime verore në veri të vendit.

E rrethuar nga natyra e virgjër, kjo pjesë e Bregut të Bunës po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një prej destinacioneve në zhvillim të turizmit natyror në Shqipëri.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›