E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Ksamil, hapësira të organizuara për qytetarët dhe turistët

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga plazhet publike në Ksamil, ku shfaqen hapësira të organizuara për qytetarët dhe vizitorët vendas e të huaj.

Në pamjet e publikuara, evidentohen zona të dedikuara për pushuesit, të sistemuara nga Bashkia e Sarandës, që synojnë ofrimin e një eksperience më të rregullt dhe të aksesueshme gjatë sezonit turistik.

“Plazhet publike në Ksamil. Hapësira të organizuara nga Bashkia Sarandë në dispozicion të qytetarëve dhe vizitorëve për një eksperiencë”, shkroi Rama. Hapësirat publike të organizuara synojnë rritjen e cilësisë së shërbimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonës bregdetare gjatë sezonit veror.

Plazhet e Ksamil në Sarandë, vijojnë të mbeten ndër destinacionet më të frekuentuara në jug të vendit, duke tërhequr çdo vit një numër të lartë vizitorësh për shkak të ujërave të kristalta dhe natyrës piktoreske.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›