E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova s’mund të ecë drejt BE

“Nëse një vend nuk është plotësisht i angazhuar, është e vështirë të ecet përpara,” kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman, duke iu referuar situatës politike në Kosovë.

Në një konferencë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai theksoi se mungesa e një qeverie funksionale në Kosovë që nga muaji shkurt po shihet në Bruksel si një pengesë serioze për përparimin e vendit drejt integrimit evropian dhe për heqjen e masave ndëshkuese.

Sipas RTK, Koopman përmendi shembujt e Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat sipas tij janë të përqendruara plotësisht në proceset e integrimit, duke i bërë thirrje autoriteteve kosovare të ndjekin të njëjtin drejtim.

“Këshilla ime për vendin është që të përqendrohet në këtë drejtim, sepse nëse nuk është plotësisht i angazhuar, është e vështirë të ecet përpara. Ne, në Komision, jemi në proces të heqjes së masave pas një diskutimi shumë të vështirë në Këshillin e BE-së vitin e kaluar. Ne do të ishim të gatshëm, natyrisht, të përgatisim një mendim mbi aplikimin për anëtarësim të Kosovës, por për këtë Këshilli duhet të na ftojë dhe mendoj se duhet të ketë një reflektim edhe në Kosovë pse Këshilli nuk po e bën këtë gjë”, tha Gert Jan Koopman, drejtor i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka vlerësuar zhvillimin pa probleme të zgjedhjeve lokale si një sinjal pozitiv për heqjen graduale të masave, por ka theksuar se bartja e pushtetit lokal duhet të ndodhë përpara se procesi të mund të vazhdojë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›