E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plani i mafias që korruptoi NBA-në, si u infiltrua “La Cosa Nostra”

FBI-ja ka udhëhequr një operacion i cili kishte si fokus të godiste bastet e paligjshme sportive dhe mashtrimet ndërkohë që numri i të ndalurave ka qenë plot 31 persona.

Ky operacion kishte një impakt të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi mes të ndaluarve ishin edhe ish-sportistë dhe sportistë të njohur siç është lojtari i Miami Heat, Terry Rozier, trajneri  Portland Trail Blazers, Chauncey Billups dhe ish-lojtari Damon Jones. Ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe anëtarë të familjeve kriminale Bonanno, Gambino, Genovese dhe Lucchese.

Shefi i FBI-së, Kash Patel, shpjegoi në një konferencë për shtyp se operacioni i basteve të paligjshme sportive dhe mashtrimeve zgjati vite dhe se çmontimi i rrjetit të paligjshëm përfshinte 11 shtete.

“Është shumë e thjeshtë. Nëse je i përfshirë në industrinë ligjore të lojërave të fatit, nuk ke pse shqetësohesh. Nëse je i përfshirë në veprimtari të paligjshme, duhet të bësh të kundërtën dhe ky rast e vërteton këtë”, tha Kash Patel.

Atletët e arrestuar akuzohen për përdorimin e teknologjisë për të grumbulluar miliona dollarë duke manipuluar lojëra pokeri të mbështetura nga “La Cosa Nostra” në zonën e Nju Jorkut.

Patel ka sqaruar se Chauncey Billups dhe Terry Rozier akuzohen për pjesëmarrje në një skemë të paligjshme bastesh sportive duke përdorur informacione të brendshme të NBA-së. Billups gjithashtu akuzohet për pjesëmarrje në një skemë të mbështetur nga familjet mafioze për të manipuluar lojërat e fshehta të pokerit. Ai përdorej edhe si imazh për të tërhequr personalitete të tjera publike që të luanin në tavolina, të cilat praktikisht ishin të trukura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›