Bullizmi në shkolla, psikologët-Rrjetet sociale ndër faktorët kryesor që gjeneron dhunë

Sjelljet agresive të qëllimshme dhe të përsëritura kundrejt dikujt që ka vështirësi të vetëmbrohet, po bëhen gjithnjë e më prezente në institucionet tona shkollore.
“Ka plot bullizim, kudo në çdo cep. Kanë qejf të tallen, i duket vetja të fortë”, tha një nxënës.
“Për dhunë dhe sharje janë shumë keq, bëhen grup dhe të shtynë nëpër mure ose tallen për ty”, u shpreh një tjetër.
Psikologët sqarojnë se komunikimet në rrjetet sociale përbëjnë një ndër faktorët kryesorë në gjenerimin e dhunës psikologjike apo fizike në ambientet shkollore.
“Një pjesë shumë mirë e bullizmit është ajo që po përdoret sot në rrjet. Kjo është edhe arsyeja pse po masivizohet, për shkak se shpërndahet shumë shpejt sjellja bullizuese, viktimizimi”, tha psikologia Elona Mustafaraj.
Psikologët i sugjerojnë prindërve komunikim të vazhdueshëm për çdo problem që shqetëson adoleshentët apo fëmijët, pasi bullizmi mund të shkaktojë dëme serioze në rritjen normale fizike dhe psikike të fëmijës.
Gazetar: K.Toroveveci
/rtsh.al/