Tetori Rozë, Jaho: Mos e shtyni kontrollin, zbulimi i hershëm shpëton jetë

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë nga artistja me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho, e përzgjedhur si ambasadore e kauzës së fjongos rozë.
Mesazhi i saj vjen në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe kujdesit ndaj vetes.
Jaho u shpreh se çdo vit qindra gra dhe vajza në Shqipëri përballen me kancerin e gjirit, duke e cilësuar këtë jo thjesht si një sëmundje, por si një betejë të përditshme për forcë, shpresë dhe jetë.
Ajo i drejtoi një thirrje të drejtpërdrejtë të gjitha grave.
“Mos e shty kontrollin! Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Kujdesi për veten është një akt dashurie për veten tënde, për familjen, për të ardhmen tënde. Sw bashku jemi mw tw forta , sw bashku japim shpresw”
Nga aana e tij, ministri Gonxhja e cilësoi këtë mesazh si një kujtesë të fuqishme për vlerat e shpresës dhe dashurisë, duke shtuar se “jeta është dhurata më e çmuar” dhe se “duke ndarë këtë moment, ne bashkohemi në solidaritet, në forcë dhe në shpresë.”
/rtsh.al/