E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bulqizë, arrestohet 22-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Një 22-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane me 9 vite e 3 muaj burg, për vjedhje, u arrestua në Bulqizë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›