TEL AVIV – Katz: Do ta shkatërrojmë Gazën nëse Hamasi nuk liron pengjet

TEL AVIV, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, është zotuar të shkatërrojë qytetin e Gazës nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset, të lirojë të gjithë pengjet e mbetura në territor dhe t’i japë fund luftës sipas kushteve të Izraelit.
“Së shpejti, portat e ferrit do të hapen mbi kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gaza derisa të pranojnë kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, kryesisht lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e tyre”, shkroi ministri në mediat sociale.
“Nëse nuk pranojnë, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah dhe Beit Hanoun, të cilat tashmë janë rrafshuar”, shtoi ai./ /os/