Burreli përmbys Besën, Skënderbeu triumfon në Pogradec, fiton edhe Laçi

Janë luajtur sot tri ndeshje të javës së katërt në Kategorinë e Parë. Në “Liri Ballabani”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2, Burreli ka arriur të marrë një fitore me përmbysje, 2-1 përballë Besës. Pas një pjese të parë pa gola, ishte skuadra kavajase që shënoi e para me anë të Danaj. Vendasit shënuan golin e barazimi me Xhabrahimin(me penallti) e më pas siguruan fitoren me Da Silvën.
Në “Gjorgji Kyçyku”, në ndeshjen që erdhi për shikuesit në ekranin e RSH Sport, Skënderbeu ka mundur Pogradecin me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Abiodoun Tayo në limitet e sfidës.
Fiton edhe Laçi, 2-0 përballë Korabit me golat e Myrta në pjesën e parë dhe Nerguti në fundin e sfidës.
Ndeshjet:
BURRELI-BESA 2-1
Shënues: Xhabrahimi 77’, Da Silva 90’+7 / Danaj 56’
POGRADECI-SKËNDERBEU 0-1
Shënues: Abiodoun 90’+3
LAÇI-KORABI 2-0
Shënues: Myrta 39’, Nerguti 90’.