E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri vrau gruan e më pas veten në Roskovec, flet komshiu: Mes djalit dhe babait kishte konflikt, para 4 ditësh i mori policia

Një ngjarje e rëndë tronditi Roskovecin këtë të martë, ku një 80-vjeçar qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij 75-vjeçare dhe më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja ka hapur debat mbi konfliktet e brendshme familjare, teksa fqinjët kanë dhënë dëshmi për tensione të mëparshme mes autorit dhe djalit të tij emigrant në Greqi.

Në një prononcim për emisionin “Në kohë reale” në RTSH, një komshi i çiftit tregoi se para disa ditësh kishte pasur një përplasje mes babait dhe djalit, ku ndërhyri policia.

“Ishin një çift i mrekullueshëm. Janë të ardhur këtu, kanë rreth 15 vite. Ka një djalë emigrant në Greqi. Para 3-4 ditësh pati një konflikt mes djalit dhe babait. Erdhi policia dhe i mori. Nuk e di për çfarë u konfliktuan. Të shtunën e kam takuar Shefitin dhe pashë shenja shqetësimi. Kam dëgjuar sikur problemi ishte Shefiti. Gjithë kjo që ndodhi, besoj se diçka ka patur, nuk ndodhi kot. I kanë patur brenda në familje”, tha komshiu.

Paraprakisht dyshohet se një debat mes bashkëshortëve ka çuar në përplasjen e fortë dhe aktin fatal të vrasjes në fshatin Kuman të Roskovecit. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 14:30, teksa viktimat janë Dashurie Rrapaj, rreth 75 vjeçe dhe Shefit Rrapaj, 80 vjeç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›