Opozita kundër: “Rritet pushteti i ministrit”
Autori i Lajmit: red.
Projektligji i Qeverisë “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme” ka ngjallur një sërë debatesh në komisionin e Sigurisë Kombëtare. Opozita e ka konsideruar një përpjekje për të vënë nën kontroll policinë, duke iu nënshtruar hetimeve dhe shkarkuar individë jo favoritë të mazhorancave në fuqi. Pretendimi i opozitës ka të bëjë me faktin se strukturat e drejtuese të këtij autoriteti, që kontrollon dhe inspekton punën eksluzivisht të Policisë së Shtetit, emërohen nga Kryeministri dhe ndodhen nën varësinë e drejtpërdrejtë të ministrit të Brendshëm. Projektligji ka përgjegjës qeverinë dhe nuk është konsensual. Nëpërmjet këtij projekti, Ekzekutivi, duke u fshehur pas ekspertizës ndërkombëtare, synon që të rrisë pushtetin e vet dhe në instancat e pavarura. Ky draft ka dy tendenca të rrezikshme. Së pari, rritet pushteti i kontrollit të brendshëm mbi Policinë e Shtetit dhe së dyti, rriten kompetencat e ministrit të Brendshëm”, - është shprehur deputeti Petro Koçi. Por sipas Nishanit, drafti është hartuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë policorë. Ai nënvizoi se kjo strukturë do të jetë e depolitizuar plotësisht dhe do të ketë një fushë veprimi të përcaktuar qartë nga ligji. Sipas Nishanit, SHKB-ja nuk mund të hetojë ministrin dhe zv/ministrin. Ministri garantoi se projektligji “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme" përmbush një nga detyrat kryesore të Shqipërisë në kuadrin e MSA-së. "Ligji është hartuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organizmat ndërkombëtarë", - sqaroi Nishani, duke nënvizuar se "veprimtaria e këtij shërbimi nuk prek strukturat në varësi të ministrit". Ndërsa përfaqësuesit e grupeve të interesit sugjeruan që "ndërhyrjet në ligjin për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të bëhen paralel me ligjin për Policinë Gjyqësore dhe Prokurorinë". Ndërsa Avokati i Popullit, Emir Dobjani, kërkoi që të caktohen qartë pozicionet dhe roli i Prokurorisë dhe SHKB-së. “Mund të ketë raste që policia bën hetime edhe pa marrë udhëzim nga organet e Prokurorisë. Duke qenë shërbim i brendshëm, punonjësve të këtij shërbimi u është dhënë atributi i policisë gjyqësore dhe kriminale. Policia kriminale dhe gjyqësore veprojnë me udhëzime të prokurorit, prandaj duhet të jetë një dispozitë që të caktojë që këto veprime të bëhen nën kontrolin e prokurorit”, - theksoi ai. Të mërkurën pritet diskutimi nen për nen i këtij drafti.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008