E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylisi mund Vorën dhe e parakalon në renditje

Bylisi ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në javën e 27-të të “Abissnet Superiore”, duke mundur Vorën 1-0 dhe duke e parakaluar në renditje në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në pjesën e parë, në fundin e saj, ballshiotët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Olavio, por gjyqtari sinjalizon për një pozicion jashtë loje, që më pas konfirmohet edhe nga VAR.

Edhe në pjesën e dytë, në një ndeshje të luftuar, ballshiotët ishin më kërkues përballë vorakëve dhe në fundin e takimit u shpërblyen me një gol të shënuar nga Adepoju.

Fitore 1-0 për Bylisin, që parakalon pikërisht Vorën në klasifikim duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve në vend të 7-të. Vora në vend të 8-të me 26 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›