E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylykbashi: Komisioni i reformës zgjedhore funksional vetëm nëse ka vullnet politik

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh sot gjatë punimeve në seancën parlamentare në Kuvend, se gjatë zgjedhjeve të 11 majit janë përdorur burime shtetërore.

Bylykbashi tha se sot, në 11 dhjetor që përkon edhe me ditën e themelimit të pluralizmit, një element që e mbron pluralizmin janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Neve sot jemi 7 muaj pas atyre zgjedhjeve dhe duhet të bëjmë këtë debat për ato zgjedhje. Ka dalë raporti i OSBE/ODIHR, që është i rrallë dhe i kopsitur me detaje duke përmendur gjërat më të vogla. Elementi kryesor që del nga ai raport është që shteti ka pushtuar zgjedhjet, jo janë përdorur burime zgjedhore, por është përdorur pushteti i shtetit në favor të PS. Ka shpartalluar zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

“Shqipëria ka vënë edhe një standard të ri për zgjedhjet. Nuk është prishur vetëm ndarja e shtetit dhe partisë në pushtet, por në zgjedhje me 11 maj u pa se është prishur ndarja mes partisë në pushtet, shtetit dhe krimit të organizuar, ishin të gjitha bashkë. Data 11 maj ishte ditë turpi kur ti shihje krimin të organizuar me kuadrate prej jush, në Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër, Tiranë”, tha Bylykbashi.

Depueti i PD-së, nënvizoi se ODIHR thotë që KQZ me interepretimin që bëri i hapi rrugën shtetit të PS-së që të shpartallonte zgjedhjet.

Bylykbashi u shpreh se kanë nisur punën dy komisione, ai i Reformës Zgjedhore dhe ai i Reformës Territoriale.

“Ato dy komisione, nga e gjithë eksperienca e këtij parlamenti mund të them që funksionojnë vetëm nëse këtu ka vullnet politik për ta bërë si duhet. Në vitin 2002, Fatos Nano i ndjerë ra dakord të bënte kompromis me kryetarin e opozitës Berisha për të bërë reformën e parë konsenuale dhe i qëndroi deri në fund. Ajo që po bëni sot me Avokatin e Popullit është ajo që bëtë në vitin 2020, pasi morët mbështetjen e opozitës, duke firmosur një draft konsensual për ndryshmet në kodin zgjedhor, e miratuat pastaj thatë do e ndryshojmë kodin zgjedhor si na do qejfi me votat e propozimet e disa që kishin mbajtur mandatet. Ata ju dhanë mundësinë që të shpartallonit sistemin zgjedhor”, pohoi Bylykbashi.

Bylykbashi ju drejtua deputetëve të mazhorancës, duke u thënë se “ju ligjet mbasi i miratoni, i shkelni katërcipërisht me ndihmën e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe pastaj thoni zgjedhjet ishin konkurruese”, përfundoi ai.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›