E Enjte, 5 Nëntor 2026

CHAMPIONS FLET SHQIP/ Pilo i shënon Realit, Muriqi “mund” Liverpulin

Futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonistë në një mbrëmje spektakolare të Champions League, ku Stavro Pilo dhe Vedat Muriqi kanë lënë gjurmën e tyre me gola në përballje ndaj dy gjigantëve të futbollit europian, Real Madrid dhe Liverpool.

Protagonisti i parë ishte Stavro Pilo, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës për AEK-un në sfidën ndaj Real Madridit. Mbrojtësi shqiptar realizoi një gol të rëndësishëm, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës greke. Madrilenët triumfuan me rezultatin 3-2, në një përballje me shumë emocione dhe gola.

Një tjetër paraqitje të rëndësishme dhuroi edhe Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës ishte protagonist për Fenerbahçen në ndeshjen ndaj Liverpoolit, duke shënuar golin e rezultatit final në suksesin 3-2 të skuadrës turke. Një fitore me peshë për Fenerbahçen, që arriti të mposhtë një prej emrave më të mëdhenj të futbollit anglez.

Kështu, edhe pse skuadrat e tyre patën fate të ndryshme, Pilo dhe Muriqi e mbyllën mbrëmjen me kontribut konkret në tabelën e golashënuesve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›