E Diel, 1 Nëntor 2026

Çakërri në mbledhjen e PABSEC në Bullgari: Tranzicioni i gjelbër, mundësi për zhvillim

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Kryetarja e Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Briseida Çakërri, mori pjesë sot në mbledhjen e 67-të të Komisionit për Politikat Ekonomike dhe të Zhvillimit të PABSEC, të zhvilluar në Burgas (Bullgari).

Mbledhja u organizua nga Parlamenti i Republikës së Bullgarisë, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin çështjet që lidhen me politikat ekonomike dhe zhvillimin në rajonin e Detit të Zi.

Gjatë fjalës së saj, Çakërri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe investimeve për përballimin e sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike, duke nënvizuar edhe mundësitë që krijon tranzicioni i gjelbër për zhvillimin ekonomik.

“Ndryshimet klimatike nuk janë vetëm një sfidë mjedisore, por edhe ekonomike. Përballimi i tyre kërkon bashkëpunim, investime dhe veprim konkret, duke e kthyer tranzicionin e gjelbër në një mundësi për zhvillim”, u shpreh Çakërri.

Mbledhja e 67-të e Komisionit për Politikat Ekonomike dhe të Zhvillimit zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të PABSEC, ku parlamentet anëtare trajtojnë çështje me interes të përbashkët ekonomik dhe zhvillimor për rajonin e Detit të Zi.

1 nga 4

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›