E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çdo gjini përtej burrë grua është deviacion”, debat në studio për propozimin për ndryshime në ligjin për barazinë gjinore

Është shoqëruar me debat këtë të martë tema në emisionin “Quo Vadis” e moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Aktivistja për të drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri në një lidhje direkte me studion është shprehur se projektligji që po synohet të çohet në parlament ka si synim përmirësimin e ligjit aktual për barazinë gjinore.

Por për të ftuarit në studio Shqiëpria nuk ka nevojë për ndryshim të ligjit aktual, pasi si zarazia gjinore si mbrojtja ndaj diskriminimit janë të rregulluara.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Pse u ndie nevoja për momentin për tu bërë një propozim i tillë?

Ballauri: Ne lidhim çdo gjë me zhvillimet e BE dhe kërkesat që BE ka karshi nesh. Nuk më duket shumë normale të fokusohemi në këtë lloj bisede. Ne kemi vite që flasim për këtë temë, e cilae  ka bërë shoqërinë shqiptare të ketë një shkundje. Kemi diskurtuar për komunitetin homoseksual. Ligji për diskirminimin ka hapur debat të madh. Ky ligj që vjen tani dhe plotëson shumë gjëra, plotëson ekzestencën e këtij komuniteti dhe konsideratën që shoqëria jep për ta. Duket sikur ndodh diçka me faktin që përmenden gjinitë. Duket sikur po e hasim tani, unë mendoj se çdo gjë ka ndodhur 15 vite para do kishte zhvillim ndryshe. Edhe ky ligj është debat i ri, por gjithmonë e më shumë më bën të kuptoj që ne kemi nevojë të respektojmë atë pjesë që ndihet ndryshe. Nëse do themi vazhdimisht le të mos i japim rëndësi kësaj gjëje se kemi gjëra të tjera për të zgjidhur se Shqipëria ka shumë halle.

Tili: Ne thamë të kundërtën që duhet të merremi me këtë temë, sepse po krijon konfuzion. Po e ripërsëris pyetjen, çfarë sjell ky ligj që këta individët që duan të deklarohen ndryshe që nuk ua siguron ligji aktual?

Ballauri: Nuk ka nevojë që ky ligj të thellohet më shumë, apo që ky ligj të krijojë mundësië që këta të jenë shumë prioritarë.

Tili: Pra këta janë të mbrojtur.

Ballauri: Po sigurisht. Por ne kemi mundësi që ti përmendim ata dhe në një ligj tjetër kjo nuk është frikë.

Katro: Para se të bësh një ligj duhet t’i referohesh edhe një koncepti nacional. A keni marrë ndonjë shembull tjetër? Me kë jeni konsutlutuar?

Ballauri: Nuk jam pjesë e asaj që ti do të dish më shumë. Jam pjesë e networkut të shoqatave të grave dhe homoseksualëve që kanë dhënë kontribut. Nuk e kuptoj pse komuniteti mos përmendet.

Borakaj: Ky komunitet sa përqind është e Shqipërisë?

Ballauri: Nuk ka lidhje me përqindjen, ka lidhje me ekzistencën.

Muçi: A është vlerë shprehja e identitit gjinor nga burrë grua? A i pranojmë ne të gjithë?

Ballauri: Ju e paragjykuat që kur thatë është deviacion jo normalitet.

Muçi: E pranon shkenca jo unë.

Ballauri: Asnjë shkencë nuk e pranon.

Muçi: Studiouesit thonë që orientimi gjinor është bioligjik dhe formohet në pubertet.

Ballauri: Dhe ju mendoni se nëse bëhet në shkolla do t’i nxisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›