“Orientimi biologjik krijohet në pubertet”/ Avokati: E tmerrshme, është futur gjinia gjithëpërfshirëse!

Avokati Besnik Muçi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me konceptin e “gjinisë gjithëpërfshirëse”.
I ftuar më studion e QUO VADIS në Vizion Plus, avokati tha se shoqëria është ndërtuar mbi parimin e dy gjinive, burrë dhe grua, dhe barazia gjinore nënkupton raportin mes tyre.
Ai u shpreh se zakonisht orientimi biologjik krijohet në pubertet.
“Shoqëria jonë është ndërtuar mbi parimin e dy gjinive, burrë dhe grua. Ne barazinë gjinore e kemi parasysh në raportin burrë-grua, djalë-vajzë. Ka edhe një kakofoni të koncepteve të parimeve bazë. Është futur gjinia gjithëpërfshirëse, që për mua që jam pro familjes është e tmerrshme. Ajo që unë e quaj shumë shqetësuese, është e drejta e shprehjes së identitetit gjinor. Dhe kjo sjell ndërlikime të tjera. Orientimi gjinor është biologjik, por ka edhe element social. Zakonisht orientimi biologjik krijohet në pubertet”, tha avokati Besnik Muçi.
/vizionplus.tv