Çela apel pushuesve: Raportoni në TEA, rastet ku ofrohen çadra me pagesë në plazhet publike

View this post on Instagram
TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Në plazhet e vendit janë shtuar hapësirat publike në shërbim të pushuesve vendas e të huaj.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela i bëri apel sot pushuesve që nëse shikojnë raste ku ofrohen çadra me pagesë në plazhe publike të raportojnë në aplikacionin TEA.
“Shiko zonën ku ndodhesh dhe nëse është zonë e gjelbër, është plazh publik. Ngarko një foto dhe dërgo raportin direkt nga aplikacioni. Angazhimi ynë është detyrim për çdo pushues”, tha Çela në një postim në rrjetet sociale.
Pas lirimit të plazheve nga çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme nga sipërmarrës dhe individë, bashkitë bregdetare kanë vendosur aty çadrat pa pagesë.
Këtë vit aplikacioni TEA ka një risi TEA 3.0, ku tregon edhe vendndodhjen e plazheve, si për plazhet publike ashtu edhe plazhet private, ku janë mbi 3500 plazhe të vendosura.
Përmes TEEA-s, fare lehtë turistët e huaj mund të gjejnë vendndodhjen dhe kapacitetet e tyre, çfarë kapacitetesh kanë, është një informacion i shkurtër për secilin plazh.
Gjithashtu çdo përdorues ka akses që të raportojë gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me mosfunksionimin, mosinformimin e duhur, gjithë llojet e shkeljeve në thonjëza përmes aplikacionit TEA.
TEA është kthyer në guidën digjitale të Shqipërisë si destinacion turistik i spikatur autentik jo vetëm për rajonin, por globalisht.
/k.s//a.f/