Çelaj: Qeveria ka lënë pas dore sigurinë e qytetarëve - ATSH -
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj shprehu sot ngushëllimet për familjet viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit në një pallat në Elbasan, pas një rrjedhjeje gazi, si dhe uroi shërim të shpejtë për personat e plagosur.
Gjatë fjalës në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku u diskutua në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”, për fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Mbrojtjes, Çelaj theksoi se qeveria ka neglizhuar investimet në sigurinë e qytetarëve dhe reagimin ndaj emergjencave.
Ai u shpreh se gjatë viteve të fundit vëmendja e qeverisë është përqendruar te projektet që, u shërbejnë klientëve të saj, ndërsa ka lënë pas dore investimet në infrastrukturën e sigurisë dhe mbrojtjen civile.
Duke iu referuar edhe protestës së studentëve, Çelaj u shpreh se, qeveria për përdorimin e mjeteve dhe kapaciteteve shtetërore për të shtypur protestat, në vend që t’i kushtojë vëmendje problematikave të sigurisë dhe emergjencave.
“Partia Demokratike do ta mbështesë me të gjitha mjetet dhe fuqinë e saj protestën e studentëve”, deklaroi Çelaj.
/gj.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
