E Diel, 1 Nëntor 2026

Celet gjyqi Femijet e Berisheskunder deputetit Tahiri

TIRANE- Deputeti socialist Saimir Tahiri eshte paraqitur dje ne Gjykaten Civile te Tiranes per tu perballur me procesin gjyqesor ku ai eshte i paditur per shkaktim demi moral dhe egzistencial nga dy femijet e kryeministrit Berisha Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha.

Procesi i caktuar per tu zhvilluar ne oren 1200 u cel ne zyren e gjyqtarit Ilir Celiku dhe jo ne salle. Kjo ishte edhe arsyeja qe mediat nuk u lejuan. Duke qene se deputeti socialist ka mberritur disa minuta me vonese zhvillimi i seances pergatitore eshte shtyre per ne daten 20 janar 2012.

Padia e dy femijeve te kryeministrit Berisha eshte regjistruar ne Dhomen Civile te gjykates ne 8 nentor. Ajo ka si objekt detyrimin e te paditurit Saimir Tahiri te shperbleje paditesen Argita Malltezi me demin pasuror dhe jo pasuror ne shumen e 4 milione lekeve dhe me te njejten shume te shperbleje edhe te vellane e saj Shkelzen Berishen.

Aktpadia i referohet nje deklarate te deputetit Tahiri dhene ne tetor te ketij viti ku shprehet se Sali Berisha eshte i korruptuar i biri dhe e bija jane te perfshire ne korrupsion. Dy femijet e kryeministrit qe te dy te diplomuar per juridik shprehen ne padine civile se u eshte shkaktuar nje dem moral dhe turbullim i padrejte i gjendjes shpirterore te pesuar nga fakti i paligjshem i deklaratave te paverteta shpifese dhe fyese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›