E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i Daul kunder Rames fsheh nje kontrate miliardere

Te tjera rreth shkrimit 2004 Daul nen hetime per 16 mln euro PDF- Faqja e pare e gazetes Shqiptarja.com TIRANE- Kryetari i Partive Popullore Europiane dhe europarlamentari i djathte nga Strasburgu Zhozef Dol Joseph Daul sipas te gjitha gjasave eshte kumbari
i kontrates shumemilioneshe qe Shqiperia nenshkroi ne Tirane ne 17 dhjetor 2009 per blerjen e helikoptereve nga firma Eurocopter. Per me teper duke perdorur autoritetin e tij si kryetar i grupimit te djathte dhe shume i afert me presidentin francez Sarkozi euraparlamentari Dol ka lobuar jo vetem ne nenshkrimin e kesaj kontrate shume te shtrenjte per buxhetin e Shqiperise por edhe duke ndermjetesuar me nje kompani te njohur kanadeze qe prodhon mjete te aeronautikes dhe pjese kembimi per to per te marre pjese qe nuk justifikojne cmimet qe duhet te paguaje Shqiperia per keto mjete te ndihmes se shpejte.

Ne 24 prill 2009 dy muaj para zgjedhjeve parlamentare kryeministri Berisha vizitoi Francen dhe me pas deklaroi se mori mbeshtetjen e Nikolas Sarkozi per
integrimin ne BE dhe NATO. Por ate dite revista franceze LExpress shkroi se qellimi i takimit Berisha-Sarkozi ishte kontrata e majme nga buxheti i shtetit shqiptar per te blere helikoptere nga kompania Eurocopter ku Franca ka shumicen e aksioneve. Ne gare ishin Eurocopter per te cilen loboi vete presidenti Sarkozi Agusta kompania italiane e grupit Finmecania dhe Sikorski amerikan qe i perket grupit United Technologies.
Presidenti francez dhe Sali Berisha rane dakord vec te tjerash qe te intensifikojne marredheniet ekonomike mes Parisit dhe Tiranes qe jane pak te zhvilluara dhe Nicolas Sarkozy nenvizoi rendesine nisur nga ambiciet evropiane te Shqiperise e projektit te blerjes se 17 helikoptereve ushtarake. Eurocopter filiali i EADS eshte ne gare per kete kontrate te shumedeshiruar edhe nga italianet e Agusta grupi Finmecanica dhe amerikanet e Sikorsky filial i grupit United Technologies- raportonte ne ate kohe LExpress. Nga ana e saj presidenca franceze deklaronte se Presidenti francez i beri te qarte kryeministrit shqiptar vemendjen me te cilen po ndjek tenderin e ushtrise shqiptare per blerjen e disa helikoptereve te rinj.
Skandali vijon me tej. Duke shfrytezuar lidhjet e tij si dhe pervojen ne afera europarlamentari Dol mund te kete qene edhe ndermjetes qe ne emer te Eurocopter shumica e pjeseve te 5 helikoptereve qe do te bleje Shqiperia mes te cileve edhe ai VIP per kryeministrin te merren me cmime me te uleta ne Kanada te koncerni Bombardier i njohur boterisht per prodhimet aerospaciale dhe ato hekurudhore me dege ne 23 vende mes tyre edhe ne France si lider ne prodhimin e produkteve per fluturim dhe me cmime te pranueshme. Kontrata qe eshte nenshkruar ne dhjetor 2009 ne Tirane parashikon qe Shqiperia te paguaje 78 633 288 euro dhe nder blerjet u shtua edhe helikopteri EC 145 VIP me vlere mbi 5.3 milione euro.

BUXHETI
Ne fund te gushtit 2011 hyri ne fuqi kontrata e ndryshuar mes Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe shoqerise Eurocopter per blerjen e 5 helikoptereve te mesem shumerolesh. Kontrata tashme me vlere 84 milione euro parashikon blerjen e 4 helikoptereve ushtarake dhe nje helikopteri VIP per kreret e shtetit dhe blerja e ketij te fundit u shtua ne momentin e fundit. Deri ne 2014 ky buxhet do te ndaje cdo vit nje fond te majme per blerjen e mjeteve fluturuese. Qeveria shqiptare dhe kompania Eurocopter e lidhen kontraten me 17 dhjetor 2009 per blerjen e 5 helikoptereve AS 532 AL Cougar si dhe pajisjeve shoqeruese dhe te helikopterit VIP. Shqiperia do te niste pagesen prej 15 qershorit me 8 milione euro. Pagesa tjeter do te behet jo me vone se 28 shkurt 2012 ne shumen 20 milione euro. Pagesa e trete duhet te behet jo me vone se ne 28 shkurt 2013 ne shumen prej 20.6 milione euro me te cilen do te behet shlyerja e vleres se mbetur te helikopterit te trete dhe te katert. Ndersa pagesa e katert duhet te behet jo me vone se ne 28 shkurt 2014 ne shumen prej 8.570.788 euro per te mbuluar pagesen e mbetur per helikopterin e peste.

SHBADENONCUAN KONTRATEN E HELIKOPTEREVE
Ky skandal me financat e shtetit shqiptar dhe blerjen e mbeshtetjes politike te kancelarive te huaja me ane kontratash perfundoi edhe ne kabllogramet e ambasdes se SHBA dhe ambasadorit Uidhers sipas zbulimit te Eikileaks ne 6 tetor 2009. Ne kabllin diplomatik me titull Tenderi i ministrise se mbrojtjes merr nje kthese problematike ish-ambasadori Uidhers shpreh zhgenjimin per eleminimin e kompanise amerikane te helikoptereve Sikorski duke shkruar se Shqiperia ka te drejte te zgjedhe helikopteret me te pershtatshem qe asaj i nevojiten por se nuk mund ta trajtoje SHBA-ne aleatin e saj me te forte ne kete menyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›