E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurori qe hetoi LimajLargohet per Korrupsion

Pese muaj para perfundimit te afatit ligjor te hetimeve kunder ish-ministrit te Transportit prokurori gjerman qe ishte ngarkuar me keto hetime Eduard Gurrof po i jep fund misionit prej prokurori ne Kosove.

Burime nga EULEX-i kane thene per Kohen Ditore se prokurori gjerman qe ka ushtruar detyren e kryeprokurorit te Prokurorise Speciale prej largimit te kryeprokurores Isabelle Arnal nuk ka mundur te siguronte prova te bollshme per ti cuar ne burg te dyshuarit ne rastin e Ministrise.

Largimin e prokurorit Eduard Gurrof terthorazi e ka konfirmuar edhe EULEX-i te enjten nepermjet nje pergjigjeje te shkurter me shkrim. Misioni nuk komenton per stafin i cili eshte duke dale ne pension ka thene EULEX-i dhe ka shkruar se hetimet jane duke u bere dhe do te vazhdojne ne te ardhmen.

Por hetimet nuk do te mund te kalojne pertej 23 prillit te vitit te ardhshem. Me kete date behen 2 vjet nga nisja e hetimeve. Deri atehere prokuroret kane afat ose te ngrene aktakuze ose te pushojne hetimet. Por burime nga EULEX-i kane thene se gjasa me te medha ka qe hetimet te pushojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›