E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet në Chambéry të Francës ekspozita Ikonat e Shqipërisë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Në Chambéry të Francës u çel ekspozita “Ikonat e Shqipërisë- Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi se publiku francez do të ketë mundësinë, nga 13 qershori deri në 13 nëntor 2026, të admirojë ekskluzivisht koleksionin e jashtëzakonshëm të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, me mbi 45 ikona të përzgjedhura që dëshmojnë pasurinë artistike, historike dhe shpirtërore të Shqipërisë.

Gonxhja tha se “veprat e mjeshtërve të mëdhenj si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini sjellin para vizitorëve një trashëgimi unike, e cila e vendos Shqipërinë denjësisht në hartën kulturore të Europës dhe forcon më tej rolin e kulturës si ambasadorja më e mirë e identitetit tonë kombëtar”.

Nga ekspozita “Ikonat e Shqipërisë” në Chambéry të Francës 1 nga 7

/e.i/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›