E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ndodhi mes Ramës dhe Veliajt? Xhaferri: Fundi i betejës së nisur 6 vite më parë në SHBA

Deputeti i PD, Besart Xhaferri i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka anailzuar atë që ka ndodhur në kampin kundërshtar, shkarkimi i Veliajt nga ana e Edi Ramës, pse ndodhi pikërisht tani.

Xhaferri tha se ky ishte fundi i një beteje të nisur 6 vite më parë. I pyetur nga moderatorja Borkaaj se çfarë ndodhi 6 vite më parë, Xhaferri tha se ka aptur një përplasje për shkak të influencës në SHBA, se kush duhet të kishte më shumë lidhje me Sorosin.

Pjesë nga biseda:

Xhaferri: Kjo betejë ekziston prej 6 vitesh dhe fushëbeteja ka qenë SHBA. Veliaj është nxituar të bëjë diplomacinë e tij dhe këtu është hakmarrja. Bie dakord me Redin që e vetmja gjë e mirë e Veliajt është të bëhët bashkëpuntor drejtësie.

Borakaj: Nuk është kohë e gjatë 6-vjet?

Xhaferri: Ata që e njohin e dinë që u desh ndërhyrja e Aleks Soros që Veliaj të kandidonte. Dhe kur u kap pallati në Tiranë, Veliaj shkoi në SHBA, edhe me 5D.

Borakaj: Mes të dyve vendosën të bëjnë kurban Veliajn?

Xhaferri: Jo mendoj se është rënia e influencës së atij personi. Mua nuk më vjen keq se çfarë i ndodh sot Veliajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›