E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ndodhi në mbledhje? Gazetarja zbulon detajet: Ristani mund të jetë përzënë!

Gazetarja Klesiana Omeri tha se kryeministri Edi Rama i ka dhënë prej kohësh sinjalet që Tirana ka nevojë për një kryebashkiak të ri.

E ftuar në studion e Quo Vadis në Vizon Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, Omeri zbuloi më shumë detaje nga mbledhjet që ka zhvilluar Edi Rama.

Ajo u shpreh se në mbledhjen e Ramës me nënkryetarët e bashkisë, Ristani është larguar 1 orë më herët, duke hedhur dyshime se znj.Ristani mund të jetë përzënë.

Sa i përket takimit të Ramës me disa deputetë ditën e djeshme, gazetarja Klesiana Omeri tha se është diskutuar për Ballukun si drejtuese të fushatës.

Pjesë nga biseda:

Omeri: Rama i ka dhënë sinjalet për gjatë gjithë muajve duke e treguar si një diçka urgjente zgjedhjen e kryebashkiakut. Sa i përket marrëdhënies me Ristanin, Ristani nuk ka marrë pjesë në disa mbledhje të bëra edhe më para. Nuk di nëse ishte e ftuar apo ajo nuk zgjodhi të merrte pjesë. Dhe pse ky opsioni i dytë është më pak i mundshëm. Në mbledhjen e Ramës me nënkryetarët e bashkisë, Ristani është larguar 1 orë më herët. Nuk përjashtohet si mundësi që mund të ketë pasur ndonjë urgjencë. Por, dyshohet se Ristani mund të jetë përzënë nga mbledhja.

Borakaj: Rama dje pas mbledhjes është ulur në kafe me deputetë.

Omeri: Aspak e pritshme në fakt. Nuk kanë qenë të gjithë të pranishëm, kanë qenë Manastirliu, Balluku.. Aty u konfirmua se Balluku do ishte drejtuesja e fushatës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›