Champions/ Gallata “thyen” Stuttgart, Sporting fitore minimale, “poker” i LASK

Java e katërt e Champions League nisi me disa rezultate interesante, ku vëmendjen e morën fitoret e Galatasaray ndaj gjermanëve të Stuttgart.
Kampionët turq konfirmuan momentin pozitiv, duke marrë një fitore të rëndësishme përballë Stuttgartit. Skuadra turke e zgjidhi praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, falë dy golave të shënuar në minutat 12 dhe 15 nga rusi Batrakov, i cili u shndërrua në protagonistin kryesor të takimit.
Ndërkohë, Sporting Lisbona siguroi tri pikë pas një sfide të vendosur nga një gol i vetëm ndaj Shakhtar. Protagonist i sfidës së zhvilluar në Londër ishte Issa Doumbia, i cili në minutën e 59-të gjeti rrugën e rrjetës dhe vulosi suksesin e skuadrës së tij.
Fitore bindëse regjistroi edhe LASK, që dominoi nga fillimi deri në fund përballjen me Slovan Bratislavën, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0. Jorgensen ishte njeriu i ndeshjes me dy realizime, në minutat 19 dhe 37, ndërsa Ljubicic në fundin e pjesës së parë dhe Adeniran menjëherë pas pushimit plotësuan pokerin e golave.
Ndërkohë, në Norvegji, Bodo/Glimt dhe Lillë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, takimi u mbyll në barazim 0-0, duke prodhuar të vetmin rezultat pa fitues në këtë raund të ndeshjeve të Champions League.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb