E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Inter harron derbin, 3 gola ndaj Feyenoord, zikaltrit synojnë “TOP 8”, Chivu: Vazhdimësia sjell rezultatet dhe besimin

Interi reagon menjëherë pas humbjes në derbi dhe regjistron fitoren e dytë radhazi në Champions League. Zikaltërit triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 në transfertën ndaj Feyenoord-it, falë një paraqitjeje bindëse, duke lënë kritikat e post derbit ndaj Milanit pas krahëve.

Skuadra e Cristian Chivut zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të, me një supergol të Bisseck, që gjen cepin e portës me një diagonal të sktë me të majtën. Në minutën e 34-t, Pio Esposito dyfishoi shifrat me kokë, pas një krosimi të Spence të devijuar, me gjigandin italian të sulmit që nuk fali duke i çuar zikaltrit në pushimin mes pjesëve me një avantazh të dyfishtë.

Në pjesën e dytë, Zielinski vulosi suksesin me golin e tretë në minutën e 54-të, ndërsa një tjetër realizim i Pio Espositos u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjes, trajneri Cristian Chivu vlerësoi organizimin, intensitetin dhe reagimin e skuadrës, duke theksuar se grupi ka kuptuar gabimet dhe është gati të rikthehet te rezultatet pozitive.

“Është vazhdimësia ajo që sjell rezultatet, besimin dhe vetëvlerësimin. Kjo është një ndeshje që na jep shumë për sa i përket vetëdijes dhe rrugëtimit tonë. Ndonjëherë futbolli të çon në situata të çuditshme, por duhet t’i pranosh dhe të reagosh”, thekoi ndër të tjera Chivu.

Një fitore e rëndësishme për Interin, që shkon në kuotën e 6 pikëve dhe rikthen ambiciet për një vend mes tetë skuadrave më të mira të Champions League.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›