Talenti JJ Gabriel drejt Madridit, Reali “djeg” rivalët dhe prenoton "Kid Messi"-n

Futboll Bota | 29 minuta më parë
Të gjitha skuadrat më të mira të kontinentit kanë tentuar ta marrin, por duket se klubi i ardhshëm për JJ Gabriel do të jetë Real Madrid. “Los blancos” janë përpara klubeve të tjera dhe duket se kanë bërë hapin vendimtar për të siguruar talentin 16-vjeçar të Manchester United.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Reali ka një marrëveshje verbale në lidhje me kushet e kontratës që do të firmosë JJ Gabriel. Me këtë lëvizje Florentino Perez, presidentin i Real Madrid, ka djegur konkurrencën për një nga talentet më të mëdha të panoramës europiane.
Kalimi i mesfushorit me tipare sulmuese në Madrid është parashikuar të bëhet në qershor të 2027-ës. JJ Gabriel dhe agjentët e tij janë kontaktuar nga disa klube të rëndësishme të botës, si Barcelona, Bayern dhe PSG. Drejtuesit e tyre qëndrojnë në pritje dhe shpresojnë ende, ndërsa Reali ka vepruar më shpejt për të siguruar anglezo-irlandezin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.