E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions League/ Ervin Sina sjell detaje nga Mynih, çfarë po ndodh para finales së madhe Inter-PSG, biletat deri në 180 mijë euro

Vetëm pak orë na ndajnë nga superndeshja e sezonit futbollistik të Europës, finalja e Champions League mes Interit dhe PSG, e cila do të transmetohet në ekranin kampion mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në Vizion Plus dhe në platformën Tring.

Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina, ndodhet në stadiumin “Olympia”, ku atmosfera është elektrizuese dhe ankthi rritet me çdo minutë që kalon. Prej tre ditësh, stadiumi dhe qyteti janë përfshirë nga aktivitete të shumta, ndërsa mijëra tifozë kanë mbërritur për të ndjekur finalen.

“Çdo minutë, çdo orë që kalon, ankthi është më i madh. Unë jam i vendosur në stadiumin “Olympia”, ku prej 3 ditësh ka aktivitete të shumta dhe janë me mijëra tifozë. Janë 3 fan zonë. Në 3 fan zonat kryesore do të kemi 13 mijë tifozë që do të ndjekin ndeshjen. Dominojnë tifozët italianë. Ka më shumë tifozë të Interit. Qyteti i Mynihut pret një mbrëmje madhështore. Janë marrë masa. Janë 5 mijë e 400 agjentë të sigurisë për të siguruar rendin. Interesimi për bileta ka qenë maksimal. Nuk mungojnë çmimet e biletave në të zezë, ku çmimet kanë shkuar nga 6 mijë në 180 mijë euro për zonën VIP”, tha gazetari Ervin Sina.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›