E Diel, 1 Nëntor 2026

Çifti kryeministror, iftar te Pallati i Kongreseve, Rama: Është diçka sipërane që bashkon. Zoti, Allahu, universi

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, sofrën e iftarit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

“I lidhur me të panjohurit përreth. Është diçka sipërane që bashkon. Zoti, Allahu, universi. Thjesht me fjalët e Kantit, hyjësia e qiellit mbi mua, ligji moral brenda meje. Këto dy botë pikëtakohen në sofrën e iftarit dhe kjo është arsyeja pse edhe ateaisti më i madh i mbledhur në këtë sofër, e ka të pamundur të mendojë qoftë edhe për një çast për vogëlsinë e vet në këtë sofër të madhe“, tha mes të tjerash kryeministri.

“Sofra e Iftarit është e vetmja sofër në të cilën je edhe shtrues edhe i shtruar, edhe zot shtëpie edhe mik. Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit së vet të parë, shpellarit që ka brenda vetes. Në këtë sofër sonte, besime të ndryshme, profesione të ndryshme njerëz që vijnë edhe nga vende të ndryshme që luten në mënyra të ndryshme ulen bashkë”, tha Rama gjatë fjalës së tij“, vijoi Rama gjatë fjalës së tij të gjatë.

Të ftuar në darkën e iftarit ishin klerikë, diplomatë, deputetë, gazetarë, artistë e shumë personalitete të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›