E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jalla, reaguan ambasadat”/ Manjani: Për anëtarësimin në BE, ka plotësime kushtesh më thelbësore se imuniteti i Ballukut

Pas votimit të sotëm në Parlament dhe pas reagimeve të disa prej ambasadave në Shqipëri, vjen edhe reagimi i ish ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas tij, Shqipëria ka kushte më thelbësore për të plotësuar në rrugën drejt integrimit në BE se imuniteti apo arrestimi i Belinda Ballukut.

Reagimi i plotë: 

Për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka mosplotësime kushtesh shumë më thelbësore sesa imuniteti nga arrestimi (jo nga ndjekja penale) i Belinda Ballukut.

Kështu që, ose do presim deri sa t’i plotësojmë ato kushte dhe, deri atëherë Belinda Balluku do jetë harruar që ekziston, ose BE do na pranojë kështu siç jemi edhe me këto cenet e imunitetit.

Jalla, reaguan ambasadat!

E ç’a pastaj?!

Kush ua kërkoi mendimin që duhet ta jepnin?!  Muhabet koti, po koti fare.

Le që ç’thanë?!  “Jemi dakord me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”…

Rrofshi! Po prapë kush i pyeti?!

Vijoj të mendoj se qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm duhet të vendosë në hullinë e ligjit ndërkombëtar këtë historinë e reagimit publik për çdo çështje të brendshme.

Asnjë ambasadë nuk lejohet ta bëjë këtë në asnjë vend tjetër.

Ça muhabeti është ky!  Kur s’ke punë, luan derën.  Vu leksionet diplomatike për demokracinë e shtetin.

Prap po pyes: kush u pyeti?!

***

Kujtoj që Kryeministri i Çekisë është nën akuzë për mashtrim me fondet e BE dhe, asnjë ambasador i BE nuk bën as fëk e as mëk, kur Parlamenti Çek nuk ja hoqi imunitetin.

Këta që nuk po ruajnë paret e veta nga vendet anëtare, por kanë një mendim për drejtësinë e politikën tonë…

Pffff…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›