E Diel, 1 Nëntor 2026

Çipa: Duhet të investohemi te sovraniteti ynë kombëtar, të forcojmë raportet me Kosovën

Analisti Aleksandër Çipa theksoi se Shqipëria duhet të investohet më së shumti te forcimi i sovranitetit të saj, duke nënvizuar se vendi ka disa specifika që e diferencojnë nga vendet e rajonit.

Sipas Çipës, është i domosdoshëm një rikthim shumë më i realizuar i politikave shtetërore dhe institucionale në raport me Kosovën.

 “Ne duhet të investohemi më së shumti te sovraniteti ynë dhe ka disa specifika që na diferencojnë nga vendet e rajonit. Prandaj, duhet rikthimi i një politike shtetërore dhe institucionale shumë më të fortë me Kosovën. Ky është një moment shumë i rëndësishëm që ndërgjegjja kombëtare, jo ajo nacionaliste, të rikthehet si asnjëherë tjetër”, tha Çipa në emisionin “3D” në RTSH.

Analisti vuri në dukje se prioritet duhet të jetë rritja e kapaciteteve ushtarake dhe përcaktimi i një orientimi të qartë strategjik në kushtet e një rendi të ri global.

“Së pari, duhet të rriten kapacitetet ushtarake dhe duhet orientim strategjik në kushtet e një rendi të ri global. Ne kemi nevojë të rikthejmë strategjinë kombëtare të sigurisë”, tha Çipa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›