E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e importit ulen, INSTAT: Ndikim pozitiv në inflacion

Çmimet e mallrave të importit kanë shënuar rënie, duke dhënë një ndikim pozitiv në inflacionin e brendshëm.

Sipas INSTAT Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2025, shënoi një ulje me 0,5%, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte -1,3%.

Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje prej 0,2%.

Sipas INSTAT, krahasuar me tremujorin e tretë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli shënuan ulje me 4,6.

Nga ana tjetër seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,4%. Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7%.

INSTAT bën të ditur se, çmimet në aktivitetin “Industri të tjera” shënuan rritje me 1,3%, pasuar nga “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 1,1% .

Gazetare : Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›