E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i naftës/ Shoqatat e transportit japin alarmin, letër 2 ministrive dhe Bashkisë Tiranë: Nga java e ardhshme rrezikohet shërbimi

Shoqata Kombëtare e Transportit ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme me një paketë mbështetëse për të vijuar me aktivitetin.

Në një kërkesë të drejtuar ministrave Delina Ibrahimaj e Enea Karakaçi, si dhe kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit, ata bëjnë me dije se nuk është zhvilluar takimi i datës 7 dhe as kanë marrë informacione për kërkesat e tyre.

Ata thonë se pa ndërhyrjen e qeverisë, prej javës së ardhshme mund të rrezikohet vijimësia e shërbimit të transportit publik.

“Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nëse institucionet nuk reagojnë, siç e theksuam edhe me lart, nga java e ardhshme  do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët”, thuhet ndër të tjera në letër. LETRA:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›