VIDEO/ Zbulohet “laboratori” i diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, masterave… Arrestohet 51-vjeçari (EMRI)

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi Abas Tafa., 51 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, Tiranë, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.