E Hënë, 2 Nëntor 2026

Curaçao ëndërron, por… i dorëzohet tërbimit të Gjermanisë

Gjermania e nisi Kupën e Botës 2026 me një fitore të thellë 7-1 ndaj Curaçao-s.

Në Houston, Nmecha zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të duke kaluar gjermanët në avantazh, ndërsa më pas erdhi momenti historik për  Curaçaon. Comenencia, mundi Neuerin me një gjuajtje të devijuar dhe shënoi golin e parë të ekipit të tij kombëtar në turne në minutën e 21-të.

Megjithatë, gjermanët më pas shpërthyen me Schlotterbeck, Havertz (dy gola), Musiala, Brown dhe Undav duke e bërë gjithçka të lehtë.

Gjermania zuri menjëherë vendin e parë në Grupin E, ku bëjnë pjesë edhe Bregu i Fildishtë e Ekuadori, ndërsa Curaçao fitoi duartrokitjet e një populli që tashmë po jetonte një ëndërr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›