E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot i kthjellët, temperatura deri në 34 gradë Celsius

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Moti, e diel, 14 qershor 1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›