Ramallah, Mahmoud Abbas dekreton zgjedhjet presidenciale palestineze për vitin 2027

Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA), Mahmoud Abbas (i njohur si Abu Mazen), ka nënshkruar një dekrete presidenciale që njofton mbajtjen e zgjedhjet presidenciale palestineze në vitin 2027. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga agjencia shtetërore e lajmeve “Wafa”, me qendër në Ramallah.
Ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike palestineze, e cila ka vuajtur nga mungesa e proceseve të rregullta elektorale për më shumë se dy dekada.
Edhe pse dekreti presidencial konfirmon zyrtarisht vullnetin politik për thirrjen e qytetarëve në votime, ai nuk tregon një datë specifike, por mjaftohet vetëm me përcaktimin e vitit 2027 si afat për garën presidenciale.
Megjithatë, përpara se të arrihet te zgjedhjet presidenciale, autoritetet në Ramallah kanë parashikuar një tjetër proces të rëndësishëm elektoral brenda këtij viti. Sipas të dhënave të bëra publike, në nëntor të vitit 2026 do të mbahen konsultimet zyrtare për Këshillin Kombëtar Palestinez, i cili shërben si parlamenti i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).
Ky kalendar i ri përfaqëson një përpjekje të institucioneve të PNA-së për të rikonformuar legjitimitetin demokratik përmes votës, duke nisur fillimisht me ristrukturimin e parlamentit të PLO-së këtë vjeshtë, për t’i hapur më pas rrugën tranzicionit apo rikonfirmimit në postin e kreut të shtetit vitin e ardhshëm.
/rtsh.al/