DAVOS – Trump: E dua Evropën, por ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur

DAVOS, 21 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se “Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur”.
Trump theksoi se “nuk e njoh më Evropën”.
”E dua Evropën dhe dua që Evropa të ecë mirë, por ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, deklaroi ai në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror, i cili po mban takimin e tij vjetor në vendpushimin luksoz alpin zviceran.
Presidenti amerikan, i cili ishte atje për të testuar rezistencën evropiane ndaj blerjes së propozuar të Grenlandës, një territor autonom që i përket Danimarkës, kërkoi ”negociata të menjëhershme” për këtë çështje.
“Unë e dua Evropën, dua ta shoh të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se ”Shtetet e Bashkuara janë motori i ekonomisë globale”.
”Shtetet e Bashkuara janë motori i ekonomisë globale”, deklaroi Trump./ a.jor.