E Hënë, 2 Nëntor 2026

DETAJE/ Shqiptari i plagosur në Greqi me precedent të mëparshëm kriminal, zbulohet shkaku i konfliktit

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku mbeti i plagosur një shqiptar.

Të shtënat me armë ndodhën në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Sipas mediave greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.

Nga një makinë fuoristradë është gjuajtuar me armë zjarri në drejtim të shqiptarit, i cili ndodhej në një lokal.

Po ashtu mësohet se shqiptari i plagosur ka vuajtur dënimin me 15 vite burg për vrasje. Ai është dënuar për vrasje në vitin 2000, është liruar me kusht në vitin 2018. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›