E Diel, 1 Nëntor 2026

DUBAI – Të plagosur pas një shpërthimi në ishullin artificial ikonik Palma

DUBAI, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Dy dëshmitarë thanë se dëgjuan një shpërthim dhe panë një re tymi që ngrihej nga ishulli artificial ikonik i Dubait, The Palm (Palma),  ndërsa Irani u hakmor në Gji kundër sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite.

Autoritetet e Dubait njoftuan se një zjarr në ishullin artificial ikonik të Dubait plagosi katër persona, edhe pse dy dëshmitarë thanë se dëgjuan një shpërthim.

Zyra e Medias e Dubait më vonë konfirmoi një “incident” në një ndërtesë në një lagje të ishullit që shkaktoi një zjarr dhe plagosi katër persona.

Shërbimet e emergjencës së Dubait deklaruan se zjarri tani ishte nën kontroll.

“Katër persona u plagosën dhe u dërguan në mjediset mjekësore”, shtuan ata.

Përafërsisht 90% e popullsisë së Emirateve të Bashkuara Arabe është e lindur jashtë vendit, dhe Dubai, qyteti i tij më i populluar, është sinonim i luksit dhe shkëlqimit.

Irani ka nisur sulme ndaj të gjitha shteteve të Gjirit të pasura me naftë, përveç Omanit, i cili po ndërmjetëson bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›