FOKUS – Ekspertët nënvizojnë pafuqinë iraniane përballë SHBA-së dhe Izraelit

BERLIN, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Irani mund të ofrojë pak rezistencë ushtarake ndaj sulmeve nga Izraeli dhe SHBA-ja, sipas një eksperti ushtarak gjerman.
“Që nga sulmet e verës së kaluar, Irani nuk duket se e ka forcuar ndjeshëm mbrojtjen e tij ajrore”, tha Maximilian Terhalle, një shkencëtar politik i specializuar në sigurinë ndërkombëtare në Universitetin Stanford në Kaliforni.
“Iranianët po përpiqen të sulmojnë kudo që janë të stacionuar amerikanët në Lindjen e Mesme…, por Irani nuk ka fuqinë e zjarrit për të dobësuar amerikanët”, theksoi ai.
Disa vende të Gjirit që strehojnë personel dhe baza ushtarake amerikane konfirmuan sulme në territorin e tyre.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari raportuan sulme me raketa balistike iraniane. Katari është shtëpia e bazës “al-Udeid”, baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Fillimisht nuk pati raportime për dëme ose viktima më të mëdha.
Megjithatë, Terhalle sheh një mundësi reale që sulmet ndaj Iranit të mund të rrëzojnë qeverinë e tij.
“Mundësia për të eliminuar elementët kryesorë të elitës është sigurisht aty”, tha ai./ /Ad.Ab./ a.jor.