E Hënë, 2 Nëntor 2026

DUBLIN – Costa: BE nuk do ta braktisë Ukrainën siç bënë të tjerët me Afganistanin

DUBLIN, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian nuk do të bëjmë në Ukrainë atë që të tjerët kanë bërë në Afganistan. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në një konferencë për shtyp në Dublin me kryeministrin irlandez Michael Martin.

“Ne ishim të fortë gjatë Covid-it. Ne do të jemi edhe më të fortë në mbështetjen e zhvillimit dhe jemi mjaftueshëm të fortë për të mbështetur Ukrainën’’, shtoi Costa.

‘’Edhe kur të tjerët të jenë në dyshim se çfarë duhet të bëjnë, nëse duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën apo të heqin dorë, ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë të palëkundur për Kievin”, theksoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›