Dalin emrat/ Kush janë të arrestuarit që shisnin drogë pranë shkollave në Laç

Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar gjatë operacionit “Perimetri 2”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në Laç, kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe lojërave të paligjshme të fatit.
Sipas të dhënave, në pranga për shitje droge pranë shkollave dhe në ambiente të ndryshme kanë rënë:
- Ermir Stojani
- Fatjon Fufi
- Xhulio Marku
- Bruno Dungaj
- Elson Piscaku
- Fatjon Piscaku
Ndërkohë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit është arrestuar edhe Kol Stojani.
Sipas hetimeve të policisë, grupi siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në zona të ndryshme të qytetit, në disa raste edhe pranë shkollave, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e të rinjve.
Gjatë operacionit u sekuestruan lëndë narkotike, automjete, telefona celularë dhe pajisje elektronike që përdoreshin për lojëra fati ilegale.