E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashnor Diko sjell këngën “Banania” në Festivalin e Pranverës, këngëtari: I jam mirënjohës publikut

Këngëtari i njohur Dashnor Diko ka sjellë në natën finale në Festivalin e Pranverës këngën e tij të njohur “Banania”

Ai ka interpretuar në skenën e natës finale të Festivalit të Pranverës që transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar, duke sjellë kështu një nga hitet e tij më të njohura.

Pas interpretimit të këngës së tij, Diko u shpreh për dy moderatorët, Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj, se “nga i gjithë reporteri im kënga është një këngë e goditur që është vlerësuar nga publiku me çmimin e parë dhe i jam mirënjohës gjithë publikut.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›